Maturantët e Gjilanit të vendosur për të studiuar në UBT (Foto& Video)

19/04/2019

Një numër i madh i maturantëve nga qyteti i Gjilanit, kanë shfrytëzuar mundësinë që në mënyrë të organizuar të vijnë dhe të shohin nga afër Kampusin Inovativ të UBT-së, në Lipjan. Ata janë mahnitur me infrastrukturën moderne që institucioni e posedon.

 

Maturantët e Shkollës Teknike “Mehmet Isai”, vizituan laboratorët, ambientet ku zhvillohet mësimi, bibliotekën dhe në përgjithësi panë kushtet që i ofron UBT-ja.

 

Ata janë shprehur të lumtur që kanë vizituar institucionin nga i cili dalin gjenerata profesionale dhe diplomohen të rinj që po kontribuojnë në zhvillimin e Kosovës. Këta maturantë thanë se janë të vendosur për të shfrytëzuar mundësinë që studimet bachelor ti vazhdojnë në UBT dhe të qasen lehtësisht në tregun e punës.

 

Ndërkohë, maturantët u interesuan dhe u informuan nga përfaqësuesit e Qendrës së Karrierës në UBT, për programin përgatitor të maturës që UBT e ofron falas për të gjithë maturantët e vendit, program i cili do të zhvillohen në të gjitha komunat e Kosovës.