Maturantë të shumtë nga Kosova po marrin pjesë në UBT Summer of Code

15/07/2019

Edhe këtë vit, trajnimi “UBT Summer of Code” solli në UBT shumë maturantë, të pasionuar pas shkencave kompjuterike, të cilët përgjatë një jave do të mësojnë programim, rrjeta kompjuterike, Web, Data-bazë, Infrastrukturë dhe Siguri Kibernetike.

 

Në ditën e parë të këtij trajnimi, pas njoftimit me maturantët, ligjëruesit në këtë trajnim, Lavdim Menxhiqi dhe Blerim Zylfiu, u ligjëruan për zhvillimin e web-it, me ç’rast i informuan edhe për konceptet, standardet dhe teknologjitë e zhvillimit të web-it, me fokus në zhvillimin e Front End-it

 

Në ditët e ardhshme, ligjërues në UBT Summer of Code do të jenë edhe Osman Osmani, Avni Beqiri, Kujtim Visoku dhe Rijad Bivolaku.