Maturantë të shumtë nga Kosova marrin pjesë në “UBT Summer of Code”

01/08/2016

Aktivitetit më i madh në fushën e teknologjisë informative për maturantë, “ UBT Summer of Code”, të enjten, më 28 korrik, ka zhvilluar aktivitetin e saj në kampusin e Kolegjit UBT në Prishtinë, me ç’rast është vërejtur një fluks i madh i të interesuarve për ndjekjen e këtyre ligjëratave.


Aktiviteti i parë i këtij organizimi ka filluar me regjistrimin e të interesuarve për pjesëmarrje, të cilët më pas, kanë pasur mundësi të njoftohen me ligjëruesit, detajet rreth trajnimit, rezultatet e arritura nga ky trajnim, si dhe projektet të cilat do të realizohen, për aq kohë sa edhe do të zgjas ky organizim.

 

Maturantë të shumtë nga Kosova marrin pjesë në

 

“UBT Summer of Code”, e organizuar për maturantët e vendit tonë, do të zgjas deri më 15 shtator, kurse ligjëratat do të mbahen në qendrat e Kolegjit UBT në Prishtinë, Ferizaj dhe Prizren.