MASHT licencoi degën e UBT-së në Ferizaj

07/09/2015

Ministria e  Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) ka nxjerrë vendim për licencimin e degës së UBT-së në Ferizaj.


Sipas vendimit të kësaj ministrie, Dega e UBT-së në Ferizaj licencohet për pesë vitet e ardhshme akademike: 2015/2016, 2016/2017, 2017/2018, 2018/2019 dhe 2019/2020.

 

Programet e studimeve që ofrohen në këtë degë janë të akredituara nga Agjencia e Kosovës për Akreditim.