MASH-i shpall fitues projektin e profesorëve të UBT-së në fushën e Shkencave të Ushqimit dhe Agrikulturës

12/11/2020

Projekti i hartuar nga profesorët në UBT, Fidan Feka, Berat Durmishi, Gjengiz Cesko, si dhe nga studentet e UBT-së, Fjolla Vllasaliu dhe Era Bruçi, i titulluar “Hulumtimi i Efekteve të Pesticideve mbi Aktivitetin e Enzimës Polifenol Oksidazë në Molla (Jonagold)”, është shpallur fitues nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH).

 

Projekti fitoi në kuadër të “projekteve të vogla shkencore për vitin 2020, i cili ka të bëjë me përdorimin e pesticideve në rritjen e pemëve dhe efektin e pesticideve të përdorura zakonisht në aktivitetin e enzimave, që studimi do të vlerësojë përdorimin e polifenol oksidazës (PPO).

 

Ky eshtë projekti i dytë i profesorëve dhe studentëve të UBT-së që shpallet fitues nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës në Kosovë, në kuadër të “Projekteve të Vogla shkencore për vitin 2020”. Projektet do të mbështeten financiarisht nga MASH-i muajt e ardhshëm.