Mary Doyle Kent ligjëron për studentët e UBT-së

12/04/2017

Ligjëruesja në Departamentin e Teknologjisë së Energjisë, në Waterford Institute for Technology të Irlandës, Mary Doyle Kent është duke qëndruar në UBT, ku edhe po ligjëron për studentët e këtij institucioni.

 

Gjatë ditës së parë të vizitës, ajo mbajti ligjëratë për studentët e Fakultetit të Inxhinierisë së Energjisë në UBT, me ç’rast ligjëroi temën më titull: “Matja dhe sigurimi i cilësisë”, teksa i njoftoi ata me historikun dhe mënyrën se si është zhvilluar industria në botë ndër vite, pastaj me kualitetin aktual të industrisë, format se si është mundësuar riparimi dhe zëvendësimi i pjesëve të caktuara të produkteve të ndryshme etj.


Në kuadër të kësaj vizite, nesër, Mary Doyle Kent do të mbajë ligjëratë për studentët e Fakultetit të Mekatronikës.