Margarita Shala përfituese e bursës në programin Erasmus+

18/12/2020

Studentja e Fakultetit Inxhinieri Ndërtimore dhe Infrastrukturë në UBT, Margarita Shala, studimet  do t’i vazhdojë në “Riga Technical University”, në Letoni, universitet partner me UBT-në.

 

Margarita është përfituese e bursës Erasmus+, falë së cilës do të përfitojë njohuri dhe eksperienca të reja, teksa studimet në këtë universitet do t’i ndihmojnë në zhvillimin profesional.

 

Këtë sukses ajo ia atribuoi e UBT-së dhe profesorëve që e përkrahën gjatë studimeve, të cilët i dhanë mbështetje profesionale dhe e përkrahën në rrugëtimin akademik.

 

“Përgatitja akademike e profesorëve, bashkëpunimi i ndërsjellët profesor-student, qasja e lehtë në informacione dhe në biblioteka virtuale kanë ndikuar shumë në njohuritë e mia për profesionin që kam përzgjedhur, gjë që jam falënderuese”, ka thënë Margarita.

 

Tutje, Margarita tha se UBT, si institucion i arsimit të lartë ofron mundësi unike për shkëmbim të studentëve përmes programit Erasmus+, andaj inkurajoi studentët që studimet t’i vazhdojnë në një nga universitetet partnere të institucionit.

 

Erasmus+ është program, përmes të cilit çdo vit dhjetëra studentë të UBT-së vazhdojnë studimet për një semestër ose më shumë, teksa shumë prej përfituan edhe bursa të plota për studime për në universitetet më prestigjioze të botës.