Maliqi: Studimet në UBT, garantuese për sukses

24/04/2017

Elife Maliqi është studente në UBT dhe po përfundon suksesshëm studimet bachelor në fakultetin për Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi. Aktualisht ajo është në vitin e tretë të studimeve dhe ka vazhduar në specializim për Marketing dhe Shitje, në kuadër të së cilit do të aftësohet në realizim të hulumtimeve të marketingut, duke aplikuar metoda dhe teknika moderne të komunikimit dhe të hulumtimit.


Falë shkathtësive të treguara, Maliqi është punësuar në zyrën për projekte në selinë e UBT-së në Ferizaj. Sipas saj, UBT është institucion që i kualifikon studentët për drejtimet përkatëse, derisa për studentët e dalluar ofron edhe mundësi punësimi.


“Sigurisht është privilegj të jesh pjesë e stafit të UBT-së. Ky institucion gjithmonë na motivon e na përkrah për punë. Gjithë studentët i ftoj të fillojnë studimet në UBT e të japin maksimumin nga vetja e tyre, sepse është vendi ku vlerësohen aftësitë dhe është institucion që hap dyert për një sukses të garantuar”, tha Maliqi.


Ndërkohë ajo ka theksuar se ka përfituar shumë nga trajnimet që janë organizuar në UBT, konkretisht për kontabilitet, teksa shtoi se synimet e saja  janë që të vazhdojë të kontribuojë në sektorin e marketingut dhe në zhvillimin e projekteve në këtë institucion.


“Synimet e mia për të ardhmen janë që menjëherë pas përfundimit të studimeve bachelor, të vazhdoj me nivelin e studimeve Master. Ambicia ime profesionale është të vazhdoj të kontribuoj e të kem një performancë të mirë në sektorin e marketingut dhe zhvillimin e projekteve në UBT”, tha ajo.

 

UBT është institucion i arsimit të lartë, i cili ofron programe bashkëkohore studimi sipas standardeve cilësore ndërkombëtare.