Ligjëruesja Krenare Pireva në Konferencën ICT në Doctoral Student Conference 2015, në Greqi

21/09/2015

21 shtator – Ligjëruesja në Shkenca Kompjuterike në UBT, Can. PhD Krenare Pireva mori pjesë në konferencën e radhës ICT në Doctoral Student Conference 2015, në Greqi.


Në kuadër të konferencës znj. Pireva ka prezantuar të arritura e saj të deritanishme në hulumtimin “The use of Multi Agent Systems in Cloud e-Learning”, pjesë kjo e punimit të saj të doktoratës.

 

Në kuadër të çmimeve të ndara për punimet me vlerë, znj. Pireva iu dha “Best Paper Aëard”, me të cilin punimi i saj u vlerësua si punimi me më vlerë, duke u bazuar në risinë e sjellë, origjinalitetin dhe novacionin.