Ligjëratë publike e Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit të Togos në UBT

21/07/2014

Prishtinë, 21 korrik 2014- Sot në UBT ishte për vizitë Ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit të Togos, Sh.T.Z Robert Dussey, i cili në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Kosovës, mbajti një ligjëratë para studentëve dhe stafit të UBT. Në ambientetët e UBT-së, Ministri i Jashtëm i Togos u prit nga stafi drejtues, të cilët i uruan mirëseardhje në emër të presidentit të UBT-së, prof. dr.  Edmond Hajrizi, ndërsa u përshëndet përzemërsisht nga roboti humanoid NAO, i cili e falënderoj Ministrin Dussey për njohjen e Republikës së Kosovës nga Togo. I ftuar për të ligjëruar mbi temën “Siguria detare dhe zhvillimi: Sfidat e Konferencës së Lomes”, MJ Dussey foli për zhvillimet e fundit në këtë fushë në kontinentin Afrikan, dhe sfidat aktuale që përcjellin sigurinë detare. 

 

Ai u tha të pranishmëve se megjithë faktin se Kosova është vend pa dalje në deti, është po aq e rëndësishme të dijë, për faktin se shumica e tregtisë në botë, zhvillohet përmes rrugëve detare dhe kjo ka ndikim të jashtëzakonshëm në çdo vend të botës. Duke përmbledhur disa prej zhvillimeve kryesore në këtë fushë, dhe Konferencës që pritet të mbahet në kryeqytetin e Togos në Lome, me 2015 për këtë temë, MJ Dussey, u shpreh thellësisht i kënaqur për rolin e tij dhe të Qeverisë në të cilën bënë pjesë, për të njohur Kosovën. Nga studentët dhe të pranishmit Ministri togolez u pyet edhe për disa prej zhvillimeve kryesore politike në kontinentin Afrikan, si dhe për angazhimin e mëtutjeshëm për të përhapur në Afrikë, kauzën e njohjes së Republikës së Kosovës. 

 

 

Në fund të ligjëratës së tij, Ministri Dussey, u falënderua për mikpritjen e ngrohtë dhe njoftoj studentët se nga sot mes dy vendeve mund të ketë shkëmbime në fushën e edukimit, si rrjedhojë e marrëveshjeve të nënshkruara mes dy vendeve. Ndërkohë stafi drejtues i UBT-së, e njoftuan Ministrin Robert Dussey, për programet që ofron ky kolegj, si dhe për të arriturat në fushën e edukimit. Ai u tregua shumë kurioz sidomos për programet në fushën e teknologjisë dhe u shpreh mjaft i impresionuar nga mirëseardhja që i kishte bërë roboti humanoid NAO. Në dalje nga UBT, Ai tha se do të dëshironte që studentë nga vendi i tij të kenë mundësi për të studiuar në UBT, dhe u shpreh mjaft optimist se një gjë e tillë mund të ndodh shumë shpejt, pas marrëveshjeve të sotme. un

 

Vizita e tij zyrtare në Prishtinë, është në kuadër të nënshkrimit të marrëdhënieve diplomatike dhe disa marrëveshjeve tjera, pas njohjes që ju bë Republikës së Kosovës nga Togo, më 2 korrik të 2014.