Laboratori i UBT-së vazhdon me testime për COVID-19

23/09/2020

UBT është duke vazhduar me testimet për COVID-19, me metodat RT-PCR dhe serologjik.
Si qendra më e madhe akademike e inovacionit për mjekësi në Kosovë, Poliklinika e UBT-së po zhvillon testime me standardet më të njohura ndërkombëtare.

 

Në mënyrë që të përmbushen nevojat dhe kërkesat e qytetarëve, UBT ka në dispozicion të gjitha paisjet e licencuara nga Ministria e Shëndetësisë, për t’u dalë në ndihmë në këtë situatë pandemie.

 

Laboratori i UBT-së ofron paketën në të cilën janë të përfshirë të dy testet:
• Testimi molekular RT-PCR (65 euro)
• Testimi serologjik (25 euro)

 

Të gjithë qytetarët e interesuar për të bërë testimin me metodat RT-PCR dhe serologjik, mund të kontaktojnë në numrat e tel: +38346500777, +38346500888 ose shkruani në email: [email protected]
Laboratori gjendet në rrugën Ibrahim Rugova, në Zonën Ekonomike, Konjuh-Lipjan.