Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti vizitoi UBT-në

12/09/2017

Rektori i UBT-së, prof. dr Edmond Hajrizi ka pritur në takim kryetarin e Lipjanit, Imri Ahmeti, të cilin e njoftoi me të arriturat e UBT-së, si dhe me kushtet që ofron UBT për studentët e vet.

 

Me rastin e këtij takimi, nën shoqërimin e rektorit Hajrizi, kryetari Ahmeti vizitoi të gjitha objektet e UBT-së që ndodhen në Kampusin Inovativ të UBT-së, në Lipjan, me ç’rast pa laboratorët, bibliotekën, sallat e leximit dhe pajisjet më moderne, të cilat ndodhen vetëm në UBT.


Me këtë rast, rektori Hajrizi tha se qëllimi kryesor i UBT-së është që për studentët të krijojë kushte dhe infrastrukturë të krahasueshme ose edhe më moderne sesa ajo e universiteve më prestigjioze botërore, pa pasur nevojë që ata të dalin jashtë vendit, teksa shtoi se profesionalizmi i fituar në UBT, do të jetë në shërbim të popullit dhe shtetit të Kosovës.

 

Në anën tjetër, duke e parë tërë zhvillimin dhe rritjen e UBT-së, Ahmeti u impresionua me kushtet që ka krijuar UBT për studentët dhe tha se kjo rritje është përfitim i dyanshëm, si për qytetarët e vendit, ashtu edhe për studentët, të cilët do të kenë mundësi t’i shfrytëzojnë këto kushte.

 

Kjo vizitë kontribuon në vazhdimin dhe rritjen e bashkëpunimit mes UBT-së dhe Komunës së Lipjanit.

 

https://www.youtube.com/watch?v=vY31SKbI9EY