Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë vizitoi UBT-në

bool(false) 04/03/2022

Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Akademik Skënder Gjinushi, së bashku me një delegacion nga ky institucion i lartë shkencor, vizituan Parkun Shkencor të UBT-së.

 

Kryeakademiku shqiptar shprehu admirimin e tij për punën e bërë e rezultatet e arritura nga UBT, institucion me të cilin ai tha se Akademia e Shkencave e Shqipërisë do të ketë bashkëpunim për shkencën në të ardhmen.

 

Gjatë kësaj vizite, Akademiku Gjinushi u njoh me gamën e gjerë të specializimeve, laboratorëve, spin off-ve e qendrave teknologjike përbrenda ekosistemit ekzistues në Parkun Shkencor.

 

Rektori i UBT-së, prof.dr.Edmond Hajrizi, vlerësoi lartë vizitën e delegacionit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, e sidomos vullnetin e shprehur për bashkëpunim në fushën e shkencës.

 

Rektori Hajrizi në emër të UBT-së i ndau kreut të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë mirënjohje “për rolin historik të Akademisë, për mbështetjen e jashtëzakonshme për Kosovën, për ruajtjen, kultivimin dhe avancimin e arsimit e shkencës si dhe unifikimin e arsimit shqip”.