Kroacia dhe Italia, destinacionet e para për eurotipin e sivjetmë

02/10/2018

Një numër i madh i studentëve të UBT-së, janë bërë pjesë e turit të vizitës nëpër Evropë, të cilët përgjatë disa ditëve do të qëndrojnë në shtete të ndryshme për të përfituar njohuri të reja, sidomos nga fusha e arkitekturës dhe ndërtimtarisë.

Eurotripi i sivjetmë filloi me vizitën e realizuar në Kroaci, konkretisht në Rjeke, ku studentët panë nga afër objekte me vlera arkitektonike dhe muze të ndryshëm.

Aktualisht studentët janë duke qëndruar në Venecia të Italisë, të cilët po vizitojnë objekte me vlera historike të periudhave të ndryshme kohore. Po ashtu, ata do ta vizitojnë edhe zonën qendrore të Venedikut, “Rialto”, si dhe pjesë tjera historike.

Vizita do të vazhdojë edhe nëpër vende të tjera të Evropës, si: Paris, Vjenë, Çeki, Amsterdam etj., me qëllim që studentët të përfitojnë përvoja të reja profesionale dhe të njihen nga afër me artin dhe kulturën evropiane.