Kroacia, destinacioni i fundit për eurotripin e sivjetmë

18/12/2017

 

Turi i vizitës nëpër Evropë, i organizuar nga UBT për studentët e vet, përfundoi me vizitën e realizuar në shtetin e Kroacisë, konkretisht në Dubrovnik.

 

Vizita filloi me ecje nëpër shëtitoren e Stradunit, për të parë muret e larta prej guri, të cilat shtrihen rreth 1900 metra përreth qytetit. 


Tutje, studentët vizituan rrugët e ngushta dhe portat e qytetit, që janë ndër karakteristikat kryesore të këtij vendi, teksa turi vazhdoi në Katedralen Barok dhe në Manastiri Dominik të Kalasë.


UBT, si institucion që ndërlidh anën teorike me anën praktike, edhe në vazhdim do të organizojë aktivitete me qëllim të përfitimit të njohurive rreth fushave të ndryshme.