Kosovalive ofron mundësi për praktikë për studentët e UBT-së në kuadër të projektit “Mediatnik”

19/03/2019

Kosovalive është duke e implementuar projektin “Mediatnik”, i cili ka për qëllim rritjen e bashkëpunimit të mediave shqiptare me mediat serbe në veri të Kosovës dhe përgatitjen e studentëve të gazetarisë për kryerjen e hulumtimeve të thella. Andaj, edhe fton studentët e UBT-së për të shfrytëzuar këtë mundësi.

 

Kosovalive është në kërkim të 10 studentëve nga Fakulteti i Medias dhe Komunikimit (5 djem dhe 5 vajza), për të ndjekur një trajnim në këtë organizatë dhe për të vazhduar praktikën pesë-mujore në kuadër të projektit.

 

Gjatë kësaj periudhe studentët do të kryejnë hulumtime me temën: “Liria e shprehjes në media”, ku secili prej tyre do ta shkruajë nga një tekst hulumtues gjatë kësaj periudhe dhe në fund do ta pranojnë nga një pagesë simbolike.

 

Trajnimet planifikohet të mbahen gjatë këtij muaji, ndërsa praktika fillon nga muaji prill, e deri në fund të gushtit, teksa studentët do të marrin rekomandime për punësim nga stafi.

 

Ju mund të aplikoni në këtë link: https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSePU83hg3lc-kv6KmpIA0kFpwwyrf5QhlEVxFUgC6_s5fOSvg/viewform.