Kosova përmes UBT-së për herë të parë edhe në Asamblenë e Përgjithshme të Asociacionit të Shkollave Evropiane për Planifikim (AESOP)

14/07/2014

Prishtinë,  14  korrik 2014 – Presidenti i UBT-së,  prof. dr.  Edmond Hajrizi për katër ditë më radhë  ka qëndruar  në Universitetin e Utrehtit  të Republikës së Holandës,  ku morri pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Asociacionit të Shkollave Evropian për Planifikim (AESOP),  dhe përfaqësoi UBT dhe Republikën Kosovës në këtë takim.

 

UBT që nga muaji mars i këtij viti ka fituar pozitën e anëtarit  të plotë në këtë Asamble,   dhe është shkolla e parë dhe e vetme nga Kosova e pranuar në këtë Asociacionit, gjithashtu  prof. Hajrizi është zgjedhur përfaqësuesi i parë nacional për Kosovën në këtë Asociacion.

 

Gjatë këtij takimi presidenti z.  Hajrizi,  pati takime të shumta si me presidentin e organizatës prof. Gert de Roo, sekretariatin si dhe me përfaqësues të shkollave të ndryshme nga e tërë Evropa.   Ata  diskutua për mundësinë e bashkëpunimit si  organizimin e shkollave verore, mobilitet të stafit dhe studentëve si dhe organizmin e eventeve të përbashkëta akademike.

 

Presidenti De Roo shprehu gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar ngushtë me UBT në të ardhmen. UBT është zgjedhur në procesin e vlerësimit të shkollave për planifikim duke u bazuar në parimet evropiane.

 

Presidenti Hajrizi mori pjesë edhe në Kongresin vjetor të kësaj organizate  From Control to Co Evulation, i  cili është organizuar paralel me takimin ku morri pjesë me debate në sesione të ndryshme. Po ashtu një rast i mirë ishte për të vizituar edhe Universitetin dhe parkun shkencor të Utrehtit.