Kosova pjesë e garës më të madhe të robotikës “FIRST Global Challenge 2023”

15/05/2023

Të rinjtë nga Kosova do të kenë mundësinë që të sfidojnë njohuritë e tyre në fushën e robotikës dhe të përfaqësojnë Kosovën në garën më të madhe të robotikës “FIRST Global Challenge”, që këtë vit mbahet në Singapor.

FIRST Global zhvillon gara me profile të larta robotike ndërkombëtare, të dizajnuara për zgjidhjen e sfidave kryesore globale me pjesëmarrës nga vende të ndryshme të botës.

Ekipi përfaqësues i shtetit të Kosovës do përgatitet nga profesorë dhe ekspertë të robotikës në UBT dhe të sfidojnë vetën në mesin e të rinjve nga rreth 190 shtete të ndryshme të botës.

Në këtë garë edhe Kosova do të përfaqësohet nga të rinjtë që janë të frymëzuar për të zgjidhur sfidat globale të kësaj natyre.

Në fund të garës, FIRST Global Challenge do të ndajë çmime të ndryshme për fituesit, si dhe do të ndahen edhe medalje të arta, të argjendta dhe të bronzta, teksa materialet e ekipeve fituese do të shfaqen nëpër mediat botërore.