Konkurs

28/02/2017

Të nderuar, 

 

UBT, si institucion i autorizuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, shpall konkurs për trajnimin dhe certifikimin për administratorë të Ndërtesave të Banimit në Bashkëpronësi, roundi IV. 


Konkursi do të jetë i hapur nga data: 24 shkurt 2017 deri më 25 mars 2017.


Trajnimi përmban këto module: Moduli bazik i trajnimit:

    Korniza ligjore për Ndërtesat në Bashkëpronësi;
    Punët operative të administrimit dhe mirëmbajtjes;
    Financat;
    Njohuri bazike në TI.

Moduli i avancimit:

   Përvoja të ndryshme të administrimit të suksesshëm;
   Zhvillimet e reja në fushë (materialet, softuerët e ndryshëm dhe teknologjia për ofrimin e shërbimeve 24 orë dhe të avancuara);
    Ndryshimet në legjislacionin relevant.

Mënyra e aplikimit për trajnim dhe certifikim:

Duhet të plotësohet forma standarde për aplikim dhe trajnim, që mund ta merrni në e-mailin: [email protected] ose [email protected]


Kopja e Letërnjoftimit;

Kopja e dokumenteve që dëshmojnë për kualifikimin profesional (CV, Diploma);

Dëshminë që nuk jeni të përndjekur ligjërisht në Republikën e Kosovës, por edhe në shtetet e tjera,  në rast kur personi vjen nga një vend tjetër.

 
Trajnimi dhe certifikimi do të bëhet në objektin e UBT-së, në Prishtinë. 

Për informata shtesë luteni të kontaktoni në e-mail: [email protected]; [email protected], ose në tel: 044- 541- 400