Konferenca shkencore e studiuesve të rinj të UBT-së

25/02/2014

Prishtinë,  25 shkurt 2014 – Në UBT, dhe  në bashkëpunim më të gjitha njësit akademike që ka, gjatë këtij muaji  ka organizuar  Konferencën  shkencore  të studiuesve të rinj.

 

Studentët e Fakultetit për Media dhe Komunikim, dhe studentët e Fakultetit  të Shkencave Politike   në UBT, gjatë ditës së sotme,   mbajtën këtë aktivitet,  ku u  paraqitën  një numër i madh  i studiuesve të rinj  me  punimet e veta profesionale  shkencore- hulumtues,  para komisionit të përberë nga profesorët e tyre dhe ekspertë tjerë. 

 

Punimet e Konferencës nga Fakulteti i Mediave dhe Komunikimit,  u zhvilluan në tri sesione, në sesionin  e parë nga  Gjuha dhe stilistika, në të dytin nga Zhanret e gazetarisë, me theks të veçantë  u prezantuan punime për reportazhin , dhe në sesionin e tretë  për Historinë e gazetarisë. Poashtu edhe në Fakultetin e  Shkencave Politike,  u prezantuan dhe u diskutuan punime dhe ide të ndryshme të studentëve me si me tematikë  teorike dhe filozofike, si ngritja  e  cilësisë  së demokracisë se Kosovës, ashtu edhe konkrete e praktike, si analiza e zgjedhjeve të fundit  lokale.  

 

Përveç studentëve të këtij Fakulteti,   morën   pjesë edhe profesorë edhe  mysafirë dhe ekspert të lëmive të ndryshme, 

 

Duke folur para të pranishmëve si profesorë dhe studentë të UBT-së dhe të ftuar të tjerë dekani i dyja Fakulteteve të cekura si më lartë, prof. dr. Belul Beqaj tha: “Ju dëshirojmë mirëseardhje në këtë aktivitete  ku qëllimi i saj është  një mundësi për studentët  e rinj që të shkëmbejnë ide dhe eksperienca në disiplina, tradita dhe perspektiva të ndryshme si dhe të ndërlidhen me çështjen shkencore”. 

 

Ndërsa Musa Sabedini,  profesor , tha se punimet e përzgjedhura të studentëve janë një dëshmi e mirë se në UBT çmohet vlera dhe cilësia. Studentët e Medias dhe Komunikimit në UBT e kanë mundësinë që në mënyrë profesionale dhe me sllajde të bëjnë prezantimet e tyre, një ngjarje kjo që nuk ndodhë në institucionet e larta arsimore tjera. Personalisht isha i kënaqur me punimet e studentëve të cilët u treguan të motivuar, u treguan të sinqertë dhe të përkushtuar që punimet e  tyre t`i prezantojnë para kolegëve dhe profesorëve të tyre.

 

Po ashtu edhe profesoresha, Gjylie Rexha tha se  punimet e prezantuara në konferencën e sotme janë dëshmia më e mirë për cilësinë dhe përkushtimin e studentëve të Mediave dhe Komunikimit në UBT. Cilësia me të cilën u paraqitën studentët, është tregues i qartë për ndryshimin përmbajtjesor dhe cilësor, të cilën do ta sjellin në të ardhmen, në peisazhin mediatik, studentët e tanishëm të Medias dhe Komunikimit në UBT”. 

 

“Kjo konferencë është një mundësi e mrekullueshme që UBT-ja ua ofron studentëve si pjesë e studimeve. Kjo është brenda konceptit modern të mësimnxnjës, sipas të cilit studentët mësojnë më tepër duke praktikuar. Në këtë konferencë, studentët kanë ardhur pas disa fazash, duke filluar nga ideja, hulumtimi, realizimi dhe shkrimi i punimeve, për të përfunduar me prezantimin dhe pëballjen me audiencën dhe kritikën, duke përfituar teje mase nga e gjithë kjo përvojë. Konsideroj, se jo vetëm konferenca, por i gjithë programi i Fakultetit të Mediave dhe Komunikimit është konceptuar si një ndërthurje e të gjitha elementeve të cilat e përbëjnë gazetarinë si profesion sot”, Resul Sinani, profesor në UBT.     

 

I gjithë grupi i studentëve  prezantues, të të dyja Fakulteteve,   edhe studentët tjerë u ndjatën   të privilegjuar meqë u ka dhënë mundësia të prezantojnë punime dhe të shprehin aftësitë e  tyre në një ambient të mirëfilltë shkencorë.

 

”Prezantimi ishe një mënyrë e mirë e paraqitjes së punimeve të studentëve,  ku secili kishte mundësi të prezantohej para profesorëve dhe komisionit dhe të marrin mendimet të tyre rreth punimeve hulumtuese, dhe pas kësaj konference do të jemi edhe me të aftë për punime edhe konferenca tjera shkencore”, tha studentja  Erza Brahushi.  

 

Ndërsa, Albina Zeneli , studente, tha pjesa që më pëlqeu më së shumti ishin debatet e shumta që tregonin interesim për ato punime.

 

Komisioni për vlerësimin e punimeve ka vendosur se hulumtimet  e prezantuara në këtë konferencë,   në një të ardhme të afërt do të publikomë në revistën e UBT-së.

 

Punimet e Konferencës  u  zhvilluan  në objektin e  UBT,  ditëve në vijim, do ju njoftojmë  për konferencat e Fakulteteve tjera që janë brenda UBT-së.