Kompania JUB nga Sllovenia prezantohet para studentëve të UBT-së

27/10/2015

Një numër i madh arkitektësh, inxhinierë të ndërtimtarisë dhe studentë të vitit të II-të dhe të III-të drejtimi Arkitekturë kanë marrë pjesë në prezantimin e kompanisë sllovene JUB, të organizuar në kampusin e UBT-së dhe të udhëhequr nga profesori në UBT, Edmond Tafarshiku, njëherit anëtar edhe i JUB Akademisë në Slloveni.

 

Të pranishmit u njoftuan me projekte të ndryshme nga efiçienca e energjisë, fizika e ndërtimit, vlerat λ (lambda) – për materiale që më së shpeshti përdoren në sistemin termoizolues të fasadës, përçueshmëria termike – kalkulimi i vlerës U.


Pastaj për sistemi termoizolues JUBIZOL – sistemi më i dëshmuar në rajon për ruajtjen e energjisë me garanci prej 10 deri 25 vite, si dhe mënyrën e vënies në veprim të këtij sistemi.


Gjithashtu u njoftuan edhe me shtresat përfundimtare – dekorative të fasadës, NANO Fasada (në sistemin nanoteknologji), si dhe me një varg produktesh të tjera të kompanisë JUB.


Kompania JUB nga Sllovenia është themeluar në vitin 1875 dhe sivjet kremton 140-vjetorin  e themelimit. Është ndër firmat më me renome në Evropë për prodhimin e produkteve finale-përfundimtare në ndërtimtari, prej ngjyrave ekologjike të brendshme, sistemeve termoizoluese të fasadës dhe zgjidhjet energjetike, produktet ekologjike për mbrojtjen e drurit si dhe sistemin për hidroizolimin e sipërfaqeve.

 

Në këtë kompani funksionon JUB Akademia, e cila në mënyrë të vazhdueshme mban trajnime me arkitektë, inxhinierë, studentë dhe punëkryes, për aftësimin teorik dhe praktik të vënies sa më adekuate në punë të këtyre produkteve – detajeve përfundimtare në ndërtesat e banimit dhe ato publike.