Kompania “Ciao Berto” punëson studentë të UBT-së

25/04/2016

Kompania më e madhe në Kosovë për prodhim dhe dizajn “Ciao Berto” ka punësuar një numër të konsiderueshëm të studentëve të UBT-së.


Studentja e arkitekturës në UBT, Gentiana Demaj, e ka nisur punën në këtë kompani dy muaj më parë. Ajo thotë se rrugën e punësimit ia kanë hapur njohuritë nga UBT-ja, ndërsa shton se njohuritë praktike në “Ciao Berto” e bëjnë të ndihet mjaft komode.

 

“Këtu po kemi qasje të drejtpërdrejtë në prodhim dhe dizajn, ndaj shumëçka që kemi mësuar në fakultet, po e shohim konkretisht këtu”, ka thënë Demaj. 


Edhe Egzona Mulliqi, studente e arkitekturës në UBT është e punësuar qe 5 muaj në ‘Ciao Berto’. Merret me punë administrative në kompani.


“Njohuritë e fituara në UBT dhe këtu në fushën e administrimit  po më ndihmojnë shumë”, ka thënë Mulliqi.


Udhëheqësi i marketingut në ‘Ciao Berto’, Arbër Racaj, shprehet të jetë i kënaqur me kualitetin e punës që e bëjnë studentët.

 

“Punëtoret tona, të shkolluara në UBT, e njohin punën dhe po e kryejnë me përgjegjësi të lartë atë”, ka thënë Racaj.


Statistikat tregojnë se mbi 90 për qind e studentëve që kanë mbaruar studimet në UBT kanë gjetur vende të punës.


Ky është treguesi më i saktë se programet e UBT-së harmonizohen plotësisht me tregun e punës.

 

Punësimi i studentëve të UBT-së nga “Ciao Berto”, fakton edhe më shumë përshtatjen e programeve të UBT-së me tregun kosovar të punës.