Kompani nga industria ligjërojnë për pjesëmarrësit e ANV-së së SHKI-së

20/07/2018

Dy kompani nga industria, e me të cilat UBT ka bashkëpunim të ngushtë, “Zombie Soup” dhe FRAKTON”, i kanë dërguar përfaqësuesit e tyre për të ligjëruar për pjesëmarrësit e ANV-së së SHKI-së.

Përfaqësuesit e ZombieSoup, Agnesa Belegu dhe Endrit Xhemaili kanë vazhduar me ligjërimin për sektorin “Gaming”, me ç’rast pjesëmarrësit mësuan mbi metodat efikase të krijimit dhe trendët e fundit në këtë sektor.

Aktiviteti pasoi me ligjërimin e përfaqësuesit të kompanisë “FRAKTON”, Mergim Krasniqi, i cili dha leksione për temën: “Zhvillimi i aplikacioneve për mobilë”.

ANV e SHKI-së do të vazhdojë punimet deri më 25 korrik.