Kolegji UBT përfituese e projektit në kuadër të Erasmus + për zhvillimin e ‘Infrastruktures së të Dhënave Hapësinore’

09/08/2016

Kolegji UBT në bashkëpunim me disa universitete nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, ka fituar projektin në kuadër të Erasmus+, për zhvillimin e korikulave akademike dhe zhvillimin e qëndrueshëm akademik në fushën e infrastrukturës së të dhënave hapësinore.


Projekti është krijuar me qëllim të ofrimit të programeve studimore për studentët e rinj, si dhe, për zhvillimin e programeve për mësim rë vazhdueshëm për profesionistët e rinj. Në këtë mënyrë, Kolegji UBT do të ndihmoj edhe institucionet e Kosovës në ofrimin e të dhënave hapësinore, në zhvillimin e zgjidhjeve të qëndrueshme, duke përfshirë edhe analizat mbi strategjinë e përgjithshme kombëtare në këtë fushë.


 

Kolegji UBT ka qenë edhe më herët pjesë e projekteve ndërkombëtare në fushën e bashkëpunimit dhe studimeve të përbashkëta, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve në fushën e studimit dhe hulumtimit shkencor.