Kolegji UBT do të organizojë sivjet aktivitetin më të madh në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe të Komunikimit, të njohur si UBT Summer of Code 2016

08/07/2016

Kjo ngjarje i dedikohet të gjithë maturantëve që sapo kanë mbaruar shkollimin e mesëm dhe që orientimi i tyre është në fushën e shkencave kompjuterike, rrespektivisht:
·   Web Programim – C#, .NET, MSSQL
·   Mobile Programim – Android, Xamarin
·   Rrjeta Kompjuterike – Packet Tracer and GN3 Simulation
·   Programim dhe simulim të projekteve me Arduino
·   Matematikë – Kripto Sisteme
·   Siguri Kibernetike
·   Dokumentimi i Sistemeve Softwerike

Pjesëmarrësit e “UBT Summer of Code” do të ndjekin ligjërata FALAS në fushat e theskuara si dhe në të njëjtën kohë do të jenë pjesë e projekteve të përbashkëta, që do të zhvillohen gjatë kësaj kohe.
Grupet e projekteve do të mbikqyren nga mentorët e Kolegjit UBT, të cilët do të udhezojnë si dhe do ta asistojnë në punën tuaj.

Në javën e fundit, studentët do të finalizojnë projektet, do të bëjnë testimet e nevojshme, përgatitjen e dokumentacionit etj.