Kolegji ESLG do të mbajë akademi verore në kuadër të festivalit “Global UBT FEST 2020”

24/07/2020

Kolegji ESLG, pjesë e UBT-së tash e gati dy vite, do të mbajë Akademi Verore me temën kryesore: “Sustainability and Real Estate Management”, në kuadër të Festivalit “Global UBT FEST 2020”.

 

Aktivitetet e kësaj akademie do të fokusohen kryesisht në administrimin e pasurive të paluajtshme, ku do të ligjërojnë ekspertë të shumtë, si dhe profesorë të kësaj fushe.

 

Akademia do të fillojë punime virtualisht më 27 korrik 2020, deri më 1 gusht 2020, teksa aplikimi për të marrë pjesë është hapur.

 

Linku për aplikim: https://forms.gle/h9u1bMd9eDZqsddj7