Këtë vit mbahet edicioni i 8-të i garës “Albanian ICT Awards”, aplikimi ende i hapur

02/06/2020

Vazhdon të jetë i hapur aplikimi për edicionin e 8-të të garës mbarëkombëtare në teknologji “Albanian ICT Awards”, garë që ka për mision nxjerrjen në pah punën e të rinjve shqiptarë në fushën e inovacionit dhe teknologjisë.

 

Për këtë garë, studentët e UBT-së me projektet e tyre inovative teknologjike mund të aplikojnë deri më 4 qershor 2020, në tetë kategoritë e garës: ICT Startupi i Vitit, ICT Inovacioni i Vitit, ICT Diploma e Vitit, ICT Ylli në Ngritje, Gruaja në ICT, ICT Shërbimi Publik i Vitit dhe Çmimi për Sigurinë Kibernetike.

 

Prandaj, inkurajohen studentët e Fakultetit Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri, të Fakultetit Menaxhim i Mekatronikës, dhe të Fakultetit Sistemet e Informacionit, njëherësh edhe studentë që kanë zhvilluar ndonjë projekt inovativ në fushën e inovacionit dhe teknologjisë, të aplikojnë në këtë garë sepse do të përkrahen në jetësimin dhe promovimin e projekteve të tyre.

 

Në vitet paraprake, studentët e UBT-së kanë qenë fitues të kategorive të ndryshme të garës, ku fillimisht janë identifikuar, shpërblyer dhe janë promovuar individët më të dalluar përgjatë vitit.

 

Aktiviteti në fjalë, është organizim i cili ka për synim ka për të përmirësuar apo ndihmuar pozicionin e TIK-ut në rajon.

 

Linku për aplikim: https://ictawards.org/2019/?fbclid=IwAR2RumnM-i0bgzndbEFBrPtjM_TAA6qzPTraeJGDTt-y04J0oAfB-MfCj5k