Katër studentë morën titullin master në MBE

17/01/2017

Studentët e UBT-së, Edona Lushtaku, Marigona Grezda, Valdrin Asllani dhe Nexhmedin Jashanica kanë marrë titullin master në fushën e Menaxhmentit, Biznesit dhe Ekonomisë, gjatë një ceremonie të mbrojtjes së temave të organizuar në UBT.

 

Studentja Edona Lushtaku mori titullin, pasi e mbrojtur temën “Tatimet – Analizë e politikave tatimore të Republikës së Kosovës, Komuna e Prizrenit”.
Marigona Grezda mbrojti temën “Ecuria dhe analiza e buxhetit të Komunës së Gjakovës për periudhën 2007-2011”.
Studenti Nexhmedin Jashanica mbrojti temën më titull “Menaxhimi i riskut të kredisë për sektorin e Ndërmarrjeve të Mesme dhe të Vogla në Kosovë”, si dhe Valdrin Asllani mbrojti temën “Markat tregtare dhe roli i tyre në zhvillimin e kompanive të sapo themeluara në Kosovë”.


Temat mbuluan komponentë të rëndësishëm të procedurës së përpilimit të buxhetit komunal, si pjesë përbërëse e buxhetit të konsoliduar të Republikës së Kosovës, pastaj ecurinë e miratimit të tij dhe barrën e taksave të larta në ekonomitë e vendeve të zonës së Evropës. 
Tutje, në tema u trajtua edhe marka tregtare, si aktivitet i rëndësishëm dhe mbijetues në suksesin e kompanive të sapo themeluara, menaxhimi i riskut të kredisë në tregun bankar shqiptar, efektiviteti i praktikave të menaxhimit të riskut, bazuar në modelet e parashikimit të performancës të aplikuara nga bankat, si dhe u analizuan shkaqet kryesore, që shkaktojnë kredi të këqija në bankat shqiptare.

 

Mentorë të temave ishin prof. dr Edmond Hajrizi dhe prof. dr. Bernad Dosti, ndërkaq komisioni u udhëhoq nga prof. dr Nehat Ramadani dhe anëtarë të tjerë të komisionit, njëherësh edhe ligjërues në fakultetin MBE. 
Në ceremoninë e mbrojtjes së temave të masterit morën pjesë profesorë e studentë të UBT-së, familjarë të kandidatëve dhe mysafirë të tjerë.