Kanë mbetur edhe pak vende të lira për të ndjekur kursin e gjuhës angleze

11/03/2021

Gjuha angleze është një nga faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin tuaj profesional, si dhe ngritjen tuaj profesionale në karrierë, duke parë ngritjen e madhe të kërkesës së tregut për njohjen e gjuhëve të huaja, konkretisht të gjuhës angleze.

 

Certifikuar nga shkolla profesionale e akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve, UBT ofron kursin e gjuhës angleze, njërën prej gjuhëve më të njohura dhe më të kërkuara në gjithë globin.

 

Kohëzgjatja e kursit është 3 muaj dhe do të përmbajë 80 orë, me një çmim promocional për të gjithë të interesuarit, teksa kandidatët e interesuar duhet të lajmërohen në administratën e UBT-së, apo mund të aplikojnë në linkun: https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSfa1Y1x-KcL5RHo-i6Xaq6LVYIkCjes9m7gKAJeaVE0seNdNg/viewform?gxids=7628&fbclid=IwAR0N58Rh4NgppLwn09ZgQYRDBowr5TuGJeaZkNAHzj1jWhaCFMM_0pTVZik

 

Qendra e Karrierës në UBT ofron kursin e gjuhës angleze në këto nivele: Beginner, Elementary, Pre-Intermediate, Upper-Intermediate dhe Advanced.