Kanë mbetur edhe pak ditë për tu regjistruar në UBT – Aplikimi ende i hapur

04/11/2020

Kanë mbetur edhe disa ditë për të aplikuar dhe u regjistruar në UBT, në programet më inovative që ofrohen nga institucioni lider i arsimit të lartë në vend dhe rajon.

 

Afati për regjistrim është ende i hapur, deri më 12 nëntor 2020, andaj zgjidhni programin e studimit dhe një nga specializimet e shumta, filloni studimet universitare në kampuset e UBT-së nëpër Kosovë, në Prishtinë, Prizren, Pejë, Ferizaj dhe Gjilan.

 

Pranimi i dokumenteve bëhet nga ora 09:00 deri në ora 17:30, çdo ditë pune.

Për regjistrim, kandidatët duhet t’i kenë këto dokumente:

  1. Ekstraktin e lindjes (origjinal)
  2. Dëftesat e të gjitha klasave të shkollës së mesme (origjinal, të noterizuara
  3. Diplomën e shkollës së mesme ose dëftesën e maturës, nëse ka pasur provim të maturës (origjinal, të noterizuar),
  4. Kopjen e letërnjoftimit.

 

UBT aktualisht numëron 74 programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës, ka rreth 200 specializime në dhjetëra fusha studimi, por i gjithë ky sukses lidhet me faktin që institucioni ka kapacitete infrastrukturore, si dhe ka të angazhuar rreth 1 mijë staf akademik e profesionistë të të gjitha fushave, prej tyre një numër i madh janë edhe doktorë shkence.

 

Institucioni ka sjellë në Kosovë praktikat më të mira të mësimit bashkëkohor, përfshirë këtu sistemin elektronik për studentë, libraritë online, parku shkencor, inkubatorët virtualë, laboratorët më modernë, ndërkohë ka arritur rreth 500 marrëveshje të bashkëpunimit me partnerë nga e mbarë bota.

 

UBT, përveç numrit të madh të programeve, është edhe institucioni i parë i arsimit që ka sjellë në Kosovë realitetin virtual dhe suksesshëm e ka integruar në mësim në klasën 3.0

 

APLIKO TANI: https://apliko.ubt-uni.net/