KAEF bashkëpunon me UBT-në

07/05/2012

 

Prishtinë, 7 maj 2012 – Përfaqësuesit  e programit  Kosovo Amerikan Education Fund (KAEF) ,  sot para studentëve të UBT-së,  prezantuan  ku në  këtë  rast e veçuan  projektin  për  ndarjen  e bursave në  nivelin  Master.

 

Gjatë prezantimit ata cekën të gjitha kriteret  për  marrjen e kësaj shumë si   ese të shkruar  dhe të përpiluar  për  vizionin e tyre  me theks  të veçantë  për  sektorin të cilin aplikojnë,  përvoja e punës  së mëhershme, disa rekomandime etj.

 

Siç u theksua  edhe në fillim se,  mënyra e vlerësimit për ndarjen e bursave nga ana e jurisë është transparente dhe ky vlerësim bëhet direkt nga ShBA.

 

Studentët të cilët do kenë  fatin të  jenë përfitues  të  bursave,  do të studiojnë në mbi 25 universitete më prestigjioz në ShBA.

 

Vlen të theksohet se në vitin 2009  përfituese  e bursës  në  fjalë  ka qenë Rrezarta Veseli, ku studimet Bachelor i ka përfunduar  në Fakultetin Shkenca Politike në UBT,  dhe vijon studimet në shkollën Edward j. Bloustein për Planifikim dhe  Politika Publike në Universitetin   Rutgers, në kampusin e New Brunswick, New Jersey.

 

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë student e UBT-së dhe  deri më 2 qershor. Informta shtesë mund të  merni në uebfaqen www.kaef-online.org.