Ka mbetur edhe pak kohë për t’u bërë pjesë e Programit Përgatitor të Maturës 2021

02/06/2021

UBT është duke vazhduar me regjistrimin e maturantëve për Programin Përgatitor të Maturës 2021, i cili është programi më i madh i këtij lloji i organizuar, që do të përfshijë mbi 10 mijë maturantë, me qëllim që të rinjtë që do t’u nënshtrohen testit të maturës shtetërore të arrijnë rezultate sa më të mira.

 

Programi Përgatitor i Maturës 2021 do të fillojë më 8 qershor dhe do të mbahet në dy faza, nga ku faza e parë do të organizohet në lëndët: Gjuhë Shqipe, Matematikë dhe Gjuhë Angleze, ndërkaq faza e dytë do të organizohet në lëndët: Biologji, Fizikë, Kimi, TIK, Matematikë II, Ekonomi, Mjekësi, etj.

 

Ky program organizohet pa pagesë dhe mbahet në formën online nga Qendra e Karrierës në UBT.

 

Të gjithë maturantët e interesuar për të ndjekur këtë kurs duhet të regjistrohen në linkun: Regjistrohu tani!

 

Vendi është UBT, zgjedhja është më i miri!