Ka filluar aktivitetin Akademia e Qendrës së Karrierës, në kuadër të “Global UBT Fest 2020”

17/07/2020

Ka hapur aktivitetin Akademia Verore e Qendrës së Karrierës në UBT, në kuadër të Global UBT Fest 2020, punimet e së cilës po mbahen virtualisht me pjesëmarrës të shumtë nga vendi dhe rajoni.

 

Në këtë akademi po zhvillohen aktivitete për orientim profeisonal të të rinjve, njënjerësh edhe këshillimin e tyre për karrierë.

 

Po ashtu, u mbajtën edhe sesione informuese të shumta me folës të ndryshëm, njohës dhe ekspertë të fushave të cilët njohin kërkesat e tregut të punës.

 

Me këtë rast shumë maturantë patën mundësinë të ndiqnin të gjitha informacionet e nevojshme që kanë të bëjnë me orientimin në karrierë, zhvillimin profesional, kërkesën e tregut të punës, programet potenciale të studimit, bursat, mundësitë ndërkombëtare, si dhe detaje të tjera më interes.