Ka filluar akademinë verore programi i Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës

14/07/2020

Në akademinë e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës, në ditën e parë të saj u fol për mirëmbajtjen dhe menaxhimin e rrugëve, inspektimin dhe mirëmbajtjen e urave, si dhe sigurinë e rrugëve.

 

Në ceremoninë e hapjes dekani i këtij fakulteti Muhamet Ahmeti, tha se, edhe pse në kushte pandemie, kur edhe kjo akademi po mbahet, cilësia nuk do të humbas, duke marr parasysh angazhimin e ndërsjelltë profesor-student, dhe inkurajoj pjesëmarrësit që përmes interaktivitetit të tyre të ngrisin edhe më shumë cilësinë e kësaj akademie.

 

Ndërkaq, Bujar Abazi, inspektor në komunën e Prishtinës ligjëroj për studentët dhe pjesëmarrësit rreth mirëmbajtjes dhe menaxhimit të rrugëve. Ai theksoi se menaxhimi i rrugëve në komunën e Prishtinës rregullohet në dy sezone si dhe për pastrimin dhe kujdesin ndaj infrastrukturës që theks të veçantë ka marr gjatë kohës së pandemisë.

 

Profesori Arsim Rapuca, ka diskutuar me të pranishmit rreth inspektimit dhe mirëmbajtjes së urave. U diskutua për defektet në veçanti të urave, duke detajuar secilin problem që ekziston dhe mundësinë e intervenimit me kohë, përmirësimin ose zëvendësimin e tyre.

 

E profesori Nol Dedaj, ka ligjëruar rreth auditimit të sigurisë së rrugëve dhe autostradave. Këtu janë prekur kryesisht tema të sigurisë në rrugë, ku u prezantuan studime për pjesëmarrësit në aspektet që rrezikojnë shfrytëzuesit si këmbësorët dhe përdoruesit e rrugëve përfshirë vozitësit. Raste konkrete ishin siguria e rrugëve në Prishtinë dhe autostrada “Ibrahim Rugova”.

 

Në ditën e dytë të akademisë verore të departamentit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës do të diskutohet kryesisht rreth ujërave dhe gjeodezisë.