Ka ende kohë për t’iu bashkuar më të mirëve duke transferuar studimet në UBT

16/02/2021

Studime profesionale dhe cilësore që UBT është duke ofruar për studentët ka bërë që edhe në këtë afat të transferojnë studimet qindra të rinj kosovarë, të cilët zgjodhën të bëhen pjesë e institucionit më të madh privat të arsimit të lartë në vend.

 

Ata transferuan studimet në UBT, duke vlerësuar që ky institucion i arsimit të lartë është i duhuri për zhvillimin e tyre në karrierë, marrë parasysh cilësinë, infrastrukturën dhe teknologjinë më bashkëkohore që posedon.

 

UBT është institucioni i parë në botë që tërë procesin arsimor e ka vendosur në platformën e realitetit virtual, duke nxitur kështu zhvillimin dhe duke mundësuar krijimin e gjeneratave të ardhshme të shkencëtarëve, zhvilluesve dhe sipërmarrësve, së fundmi dëshmuar edhe nga gjiganti teknologjik EON Reality.

 

Gjiganti teknologjik, EON Reality, ka nderuar rektorin e UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi, me çmimin “EON Power User Award”, ngaqë institucioni që ai drejton shërbeu si model për institucionet tjera në zhvillimin e inovacioneve teknologjike.

 

Diploma e UBT-së është e njohur brenda dhe jashtë vendit, ngaqë pesha e studimeve cilësore në këtë institucion është shumë e madhe, me ekspertë e profesionistë të fushave të ndryshme që studentëve u qëndrojnë afër në secilin hap të tyre, në ndërtimin e një karriere sa më profesionale.

 

Transferimi i studimeve në UBT është mundësia më e mirë për të ndërtuar një karrierë të suksesshme profesionale.

 

Për t’u transferuar në UBT, studentët duhet fillimisht të plotësojnë formularin e aplikimit, me kusht që të kenë të përfunduar së paku një provim prej institucionit ku ata vijnë. Ndërkaq, dokumentet e nevojshme për transferimin e studimeve janë: certifikata e lindjes dhe transkripta e notave me numrin e kredive ECTS.