Juridiku me ligjërata për Bashkimin Evropian dhe integrimet

07/07/2016

Programi “European Union Law and Integration” (E Drejta e Bashkimit Evropian dhe Integrimet), që është në kuadër të Fakultetit Jurdik në Kolegjin UBT, gjatë gjithë Akademisë Ndërkombëtare Verore, deri më 14 korrik, do të ketë ligjërata në dy pjesë: 10:00 – 12:00 dhe 13:00 – 15:00.

Ligjërues i lëndës është prof. em. dr. Friedl Weiss, profesor në Universitetin e Vjenës dhe në Akademinë Diplomatike të Vjenës. 

Më herët ka qenë profesor në “London School of Economics” dhe profesor vizitor në “Harvard University”. 
Gjatë këtyre ditëve, do të diskutohet kryesisht për të drejtën e BE-së dhe proceset integruese. Ligjërata do të mbajnë edhe ligjëruesit e Kolegjit UBT.