Jeni ende në kohë, transferoni studimet në UBT

18/02/2020

Mënyra unike dhe efikase e të studiuarit, ka bërë që në këtë afat të transferojnë studimet qindra të rinj kosovarë, të cilët u bënë pjesë e UBT-së nga të gjitha universitetet dhe kolegjet nga Kosova dhe më gjerë.

Ata u transferuan ngaqë vlerësuan që institucioni ku aktualisht studionin nuk ishte i duhuri për ta, prandaj vendosën të eksplorojnë dhe të vazhdojnë në UBT jetën universitare.

 

UBT ofron kushte të jashtëzakonshme për studim me praktikat inovative të të mësuarit në të gjitha profesionet që zgjedhin studentët. Ka staf tashmë të dëshmuar vendor dhe ndërkombëtar, si dhe mbi 450 marrëveshje bashkëpunimi me universitete dhe institucione partnere nga mbarë bota.

 

UBT dallohet nga të gjitha institucionet tjera arsimore në Kosovë, konkretisht diploma e këtij institucioni vlerësohet në tregun e punës dhe u krijon mundësi të panumërta për punësimin e studentëve të të gjitha fushave.

 

Të gjithë studentët që dëshirojnë të fillojnë rrugëtimin më të suksesshëm të jetës, këtë mund ta bëjnë duke transferuar studimet në UBT.

Ata fillimisht duhet të plotësojnë formularin për aplikim, me kusht që të kenë të përfunduar së paku një provim nga aty prej ku vinë. Ndërkaq, nga po i njëjti institucion duhet të marrin edhe certifikatën e notave, si dhe me vete duhet të kenë edhe dëftesat dhe diplomën e shkollës së mesme dhe një ekstrakt të lindjes.