Javën tjetër nisi Akademia Ndërkombëtare Verore e UBT-së – Aplikimi ende i hapur (Foto&Video)

28/06/2018

Si mund të bëhen muajt tuaj të verës më atraktivë, por njëkohësisht edhe të dilni më të përgatitur profesionalisht e intelektualisht?

Në Akademinë Ndërkombëtare Verore të UBT-së e keni mundësinë të fitoni një përvojë të paharruar.
Mësim e ligjërata nga ekspertët dhe profesorët më të mirë nga e mbarë bota, gara, punëtori, simulime, projekte dhe shumë aktivitete rekreative, do ta përbëjnë e pasurojnë ANV-në e këtij viti
Krijimi i miqësive dhe partneriteteve me të rinj nga Kosova dhe më gjerë, për të shkëmbyer përvoja e ide dhe për të bashkërenduar mendime.

Nga 4-25 korrik, ju presin 22 fusha të larmishme studimi dhe me ndikim në botë:
Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri;
Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi;
Shkenca Politike;
Energji Efiçiente;
Sisteme të Informacionit;
Juridik;
Media dhe Komunikim;
Menaxhim i Mekatronikës;
Arkitekturë;
Ndërtimtari;
Financa, Banka e Sigurime;
Shkenca të Ushqimit;
Dizajn i Integruar;
Infermieri;
Siguri Kibernetike;
Turizëm i qëndrueshëm;
Psikologji;
Mjekësi e Përgjithshme;
Stomatologji;
Farmaci;
Qendra e Karrierës
Edukim;
Diaspora dhe roli i saj.

Bashkë mund të bëhemi agjentë të ndryshimeve në shoqërinë tonë, por paraprakisht duhet të rritemi profesionalisht.

APLIKO TANI!
http://sa.ubt-uni.net/