Ish-studentja e UBT-së, Hanza Kastrati do të vazhdojë studimet master në Universitetin e Salzburgut, në Austri

03/08/2022

Partneriteti dhe bashkëpunimi i UBT-së me shumë universitete ndërkombëtare ka bërë që shumë studentë të tij, të bëhen pjesë e atyre universiteteve, duke i bërë krenarë familjet e tyre, UBT-në dhe vendin.

 

Njëra ndër ta, është edhe ish-studentja e Fakultetit Shkenca Politike në UBT, Hanza Kastrati e cila është pranuar të vazhdojë studimet master me bursë njëvjeçare në Universitetin e Salzburgut, apo të ashtuquajturin “Paris Lodron University of Salzburg”, në Austri.

 

Hanza thotë se studimet në nivelin bachelor në Fakultetin Shkenca Politike në UBT, i dhanë një shtysë të fortë dhe motiv për të vazhduar ëndrrën për t’u përfshirë në universitete ndërkombëtare, sikurse ky i Salzburgut.

 

“UBT më ka ofruar një hapësirë ideale për të studiuar, më ka ofruar materiale pafund rreth profesionit në bibliotekën që posedon, më ka ofruar mundësi shkollimi në Universitetin e Salzburgut dhe mbi të gjitha më ka ofruar dije nga profesionistët më të mirë të fushës së politikës”, ka thënë Kastrati.

 

Studentja e Fakultetit Shkenca Politike në UBT, Hanza Kastrati shtoi se ka zgjedhur UBT-në për studime bachelor për faktin që është institucion kredibil dhe zhvillues i të ardhmes profesionale të studentëve.

 

“Zgjodha UBT për arsye se ishte institucioni i vetëm në vend që kishte partneritet me shumë institucione arsimore nga vende të ndryshme të botës, dëshira dhe qëllimi im ishte që të vazhdoja studimet jashtë vendit dhe këtë e arrita falë UBT-së, dhe njohurive që kam marrë aty përgjatë tre viteve studime në nivelin bachelor”, ka potencuar ajo.

 

UBT synon që përmes bashkëpunimeve të shumta me institucione edukative dhe arsimore në vende të ndryshme në Evropë dhe Amerikë të sjellë në Kosovë praktikat më të mira të tyre, si dhe të shkëmbejë ide kreative dhe inovative, për të avancuar dhe zhvilluar talentin e të rinjve.