Ish-studentja e UBT-së, Dua Zajmi është punësuar në kompaninë “KODE Labs”

16/12/2022

Ish-studentja e Fakultetit Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT, Dua Zajmi pas suksesit të arritur përgjatë studimeve në nivelin bachelor në UBT, tashmë është punësuar në pozitën “Data Scientist”, në kompaninë “KODE Labs”, e cila operon në industrinë e “Smart Buildings” dhe “Internet of things – IoT”.

Dua Zajmi njashtu ka treguar se falë UBT-së ka qenë përfituese e bursës Erasmus+ për punimin e temës së diplomës në “Sapienza Università di Roma” në Itali në departamentin “Computer Science and Artificial Intelligence”.

“Tejet falënderuese për mundësinë që të kisha një përvojë dhe eksperiencë të tillë, sikurse në Universitetin Sapienza në Romë, ku falë UBT-së dhe partneriteteve të tij me universitetet më prestigjioze në botë, më është mundësuar të aftësohem profesionalisht dhe të jem e gatshme për të punuar tutje në profesion”, ka thënë Zajmi.

Ish-studentja Dua ka vlerësuar se falë angazhimit dhe përkushtimit të palodhshëm të profesorëve të programit Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT, ka pasur rezultate pozitive dhe përparim nga aspekti profesional.

Shumica e studentëve të programit Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT, tashmë janë të punësuar në kompani dhe institucione të ndryshme në nivel vendi dhe rajoni, duke dëshmuar kështu cilësinë dhe mbështetjen e UBT-së.