Ish-studentja e UBT-së, Doruntina Çoçaj punësohet si teknologe e ushqimit në Gjermani

01/03/2024

Doruntina Çoçaj, ish-studente e Fakultetit të Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologjisë në UBT, ka arritur një pozitë të lartë si zëvendës menaxhere e prodhimit në kompaninë “AGAPLESION Catering” në Gjermani.

Doruntina, e cila është tani një teknologe e suksesshme e ushqimit, ka filluar rrugëtimin e saj profesional në Gjermani menjëherë pas përfundimit të studimeve në UBT. Ajo tregon se njohuritë dhe aftësitë e fituara në UBT, nën udhëzimin e profesorëve të saj, i kanë lejuar të integrohet lehtësisht në tregun e punës në Gjermani.

“UBT është një tempull i dijes për mua, mua më ka ndihmuar në shumë mundësi profesionale që po arrij të gjej në Gjermani”, tha Doruntina Çoçaj, duke shprehur mirënjohjen e saj për UBT.

Fakulteti i Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologjisë në UBT ofron specializime në fusha të ndryshme të ushqimit, duke përfshirë nutricionin dhe menaxhimin e cilësisë dhe sigurisë ushqimore. Në fakt, rreth 95% e studentëve të UBT-së punësohen menjëherë pas përfundimit të studimeve të tyre, një tregues i qartë i cilësisë së lartë të arsimit.