Ish-studentja e UBT-së, Djellza Hamza është punësuar në kompaninë japoneze “MonstarLab”

31/03/2022

Ish-studentja e Fakultetit Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT, Djellza Hamza, pas përfundimit të suksesshëm të studimeve bachelor në UBT dhe atyre master në Republikën Çeke, është punësuar në kompaninë japoneze “MonstarLab”, në pozitën Test Engineer.

 

Marrja e njohurive nga profesionistë të fushës së shkencave kompjuterike dhe inxhinierisë në UBT, në nivelin bachelor, Djellzës i kanë dhënë hapat e parë të suksesshëm për t’u zhvilluar në mënyrë profesionale si nga aspekti akademik, ashtu edhe në rrugëtimin e saj në karrierë.

 

“Studimet akademike për mua në UBT kanë qenë më shumë se një eksperiencë. Kanë qenë çelësi që i ka hapur dyert e suksesit në rrugëtimin tim profesional”, ka thënë fillimisht ajo.

 

Djellza ka vlerësuar shumë punën që është bërë dhe po vazhdon të bëhet me studentët që studiojnë në UBT, duke theksuar disa pika që dallojnë UBT-në si institucion i arsimit të lartë.

 

“Duke marrë parasysh diversitetin e programeve që ofron UBT, kualitetin, mundësitë, sukseset e shumta si të studentëve ashtu edhe të stafit, e bëjnë UBT-në që të veçohet nga institucionet e tjera të arsimit”, ka thënë ish-studentja e Fakultetit Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT, Djellza Hamza.

 

Ajo ka shtuar se UBT e ka ndihmuar atë që të zhvillohet edhe më shumë profesionalisht, duke e ndihmuar në qasjen në punën ekipore, individuale, duke i hapur rrugën për një qasje më të lehtë në tregun e punës.