Ish-studentja e UBT-së, Alborita Mehana e punësuar në GCK dhe Coders Trust

21/02/2019

Alborita Mehana ka studiuar në Fakultetin Shkenca Kompjuterike në UBT, e cila përvojat e marra gjatë studimeve po i praktikon në organizata që promovojnë programimin ose në përgjithësi sektorin e IT-së.

 

Aktualisht ajo është duke menaxhuar projekte të ndryshme për Girls Coding Kosovo (GCK), ku ka sjell frymëzim dhe ide inovative. Ish-studentja Mehana tregoi se në të njëjtën kohë është duke punuar edhe në kompaninë “CodersTrust”, ku deri më tani ka asistuar rreth 500 studentë të lindjes së mesme për t’i përvetësuar aftësitë teknologjike dhe të gjejnë punë online si mentor assistant.

 

Përpara se ajo të punësohej, Mehana ka theksuar që ka ndjekur trajnime dhe seminare të shumta në mënyrë që të eksplorojë më shumë në industrinë e teknologjisë dhe programimit.

 

“Duke qenë pjesë e këtyre trajnimeve, gjithnjë më dhanë më të mirën në programim, duke punuar në grupe, duke ndihmuar të tjerët, duke shoqëruar dhe kështu me radhë. Pas kësaj, kam marrë oferta për të punuar për kompani që merren me programim ose promovim të këtij sektori”, potencoi Mehana.

 

Ajo i inkurajon gratë që të arrijnë potencialin e tyre të plotë akademik dhe profesional në fushat teknike, ndërkohë u bëri thirrje të jenë aktive në këtë aspekt.