Ish-studentja e Shkencave Politike në UBT, Ferdiana Hoti pjesë e qendrave evropiane të shkencës

27/08/2018

Ferdiana Hoti ka qenë studente e dalluar e Fakultetit Shkenca Politike në UBT, e cila më pas fitoi bursë për të vazhduar studimet në Universitetin e Salzbugut në Austri ku edhe diplomoi.

 

Gjatë kësaj periudhe dyvjeçare në Austri, ajo ka ndjekur kurse të gjuhës Gjermane, Kroate dhe Kineze, si dhe trajnime dhe internshipe të ndryshme shkencore në Evropë ku i ndihmuan në rritjen e saj akademike.

 

Pas diplomimit në Austri, ajo vendosi të vazhdojë studimet e nivelit master në Universitetin e Antwerpenit në Belgjikë, ku njëherësh ajo ka ndjekur edhe një internship tjetër shkencor në këtë universitet dhe kursin e gjuhës flamane.

 

Aktualisht, falë njohurive dhe eksperiencave të saja shkencore ajo fitoi edhe bursë për studimet e doktoratës nga “SCK-CEN”, i cili është Instituti më i madh i Shkencës në BE.

 

Ish-studentja e UBT-së, Ferdiana Hoti mbrojti më sukses propozimin e temës së doktoratës, andaj asaj i është ofruar bursë 4 vjeçare nga komisioni më i madh ndërkombëtar i Akademisë Shkencore në Evropë, në bashkëpunim me Universitetin e Antwerpenit.

 

Ajo është pranuar në mesin e 15 aplikantëve më të mirë prej 130 personave nga e gjithë bota sa kanë aplikuar, teksa në tetor pritët ti fillojë studimet e doktoratës. Po ashtu, ajo do të punojë edhe si asistentja e parë kosovarë në Univesitetin e Antwrpenit, në Belgjikë.

 

“Fillimi i studimeve dhe punës sime në këtë institut është arritje e dyfishtë. Së pari, do të jem në gjendje të tregoj rëndësinë e shkencave shoqërore në një institut me fokus primar në ato natyrore. Së dyti, në këtë institut me punëtorë dhe studente me afër 40 nacionalitete të ndryshme, unë do të jem studentja e pare nga Kosova”, ka treguar ajo.