Ish-studentja e Fakultetit të Mekatronikës punësohet në UBT

bool(false) 03/12/2020

Ish-studentja e Fakultetit Menaxhim i Mekatronikës, Natyra Kabashi është punësuar në institucionin më të madh të arsimit të lartë në rajon, aty ku studioi dhe mori njohuri nga më të ndryshmet në fushën e mekatronikës, në UBT.

 

Ajo është duke punuar në cilësinë e koordinatores së Fakultetit Menaxhim i Mekatronikës, duke ndihmuar në mbarëvajtjen sa më të mirë të procesit akademik në këtë departament.

 

Natyra, ndjehet e lumtur që ka zgjedhur UBT-në për të studiuar dhe zhvilluar vetën në mënyrë akademike, gjersa ka vlerësuar lartë formën se si zhvillohet procesi mësimor dhe mundësitë që UBT u ofron studentëve.

 

“UBT-në e kam zgjedhur për cilësinë e studimeve, si dhe për mundësitë që u ofron studentëve për zhvillimin sa më të mirë të tyre, jo vetëm nga ana teorike por edhe nga ajo praktike, gjë që ka qenë shumë e rëndësishme për mua si studente e departamentit të Mekatronikës”, ka thënë ajo.

 

Natyra, UBT-në e ka vlerësuar si institucion i cili u siguron të ardhme të rinjëve të Kosovës, përderisa u ndihmon atyre që përgjatë studimeve të përgatiten fuqishëm për tregun e punës.

 

UBT, vazhdon të jetë qendër e studimeve në fushën e mekatronikës, e njohur si vatër e inovacioneve në Kosovë, rajon dhe më gjerë. Studentët e UBT-së marrin pjesë çdo vit në garat e robotikës, duke u përgatitur në mënyrë profesionale në laboratorët inovativë të mekatronikës.