Ish-studentja Arda Hasani, arkitekte në kompanitë “Swiss Bau” dhe “Teuta.cos”

17/05/2019

Ish-studentja e Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT, Arda Hasani është punësuar si arkitekte në dy kompani “Swiss Bau” dhe “Teuta.cos”, në Prizren.

 

Ajo në cilësinë e arkitektes mbikëqyr punimet e objekteve në ndërtim e sipër. Arda tregoi se gjatë studimeve dhe me mbajtjen e punës praktike ka marrë përvoja profesionale, falë të cilave është sistemuar në tregun e punës.

 

“Nga profesorët dhe asistentët e Fakultetit Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT, kam mësuar të gjitha aspektet kryesore në fushën e arkitekturës. Gjithsesi, lëndët, puna praktike në terren, më kanë ndihmuar për avancimin tim në karrierë, si dhe kjo ka bërë që ne studentët të dalim mjaft të përgatitur në tregun e punës”, tha ajo.

 

Arda theksoi se Fakulteti Arkitekturës dhe Planifikim Hapësinor në UBT, është i vetmi program i studimit në Kosovë që ofron njohuri dhe përgatitë arkitektektët e së ardhmes në projektim, planifikim dhe menaxhim të projekteve.