Ish-studenti Rilind Sadiku, përmes UBT-së, përfitoi bursë studimi në Gjermani

11/12/2019

UBT është model i institucionit që mundëson jetësimin dhe realizimin e ëndrrave të studentëve kosovarë, për vazhdimin e studimeve në vendet dhe universitetet prestigjioze dhe të njohura në botë.

 

Falë partneritetit që institucioni ka me mbi 450 universitete ndërkombëtare, ish-studenti i Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor, Rilind Sadiku, përfitoi bursë për të vazhduar studimet në nivelin master në “Anhalt University of Applied Sciences”, në Gjermani.

 

“Me mbështetjen e UBT-së, në kuadër të projektit Eramus+, jam duke studiuar master në Gjermani. Përgjatë një semestri, sa edhe do të qëndroj, kam mundësinë për tu njohur me kultura të ndryshme, pasi që programi është internacional dhe studentët vijnë nga vende të ndryshme dhe kultura të ndryshme, eksperiencë nga e cila do të përfitoj bashkëpunim dhe njohje të reja”, tha ai.

 

Rilindi tha se gjatë studimeve në UBT, ai pati mundësinë të jetë pjesë e projekteve të rëndësishme, siç ishin projektet për Komunën e Prishtinës, të Kamenicës, etj.

Ai falënderoi institucioni, familjen dhe shoqërinë për mbështetjen e dhënë gjatë rrugëtimit të tij akademik.