Ish-studenti Mahmut Ajvazi, pronar i ndërmarrjes projektuese dhe ndërtimore, “Kulina Ing”

21/10/2019

Ish-studenti i UBT-së në Fakultetin e Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor, Mahmut Ajvazi, pati një rrugëtim tejet të suksesshëm profesional, të cilin e ka përmbushur edhe më tej së fundmi, me hapjen e ndërmarrjen projektuese dhe ndërtimore, “Kulina Ing”, ku merret me projektim dhe menaxhim të projekteve gjatë realizimit.

 

Ai theksoi se pasioni për arkitekturë të shtynë gjithmonë drejt rezultateve, por sipas tij, çdo gjë tjetër ka të bëjë me përpjekjen .

“Studimet në UBT të mundësojnë që të përfitosh shumë sepse vetë programet studimore, e posaçërisht profesorët, janë të përgatitur shumë për dhënien e dijes tek studentët.

Unë dua të ceki afërsinë e profesorëve me studentët, të cilët gjithmonë janë të gatshëm për konsulta edhe jashtë orareve,  e unë personalisht  kam përfituar shumë nga kjo”, tha Mahmuti.

 

Nga vitet e studimit ai kujton prezantimin e projekteve individuale dhe grupore, si dhe temën e nivelit Bachelor, ku pas punës intensive me prof. dr. Binak Beqaj, kishte arritur që t’i përfundonte studimet i pari.

 

Mahmuti synon që shumë shpejt ta vijojë edhe ngritjen e mëtutjeshme akademike, përmes fillimit të studimeve të doktoraturës.