Ish-studenti i UBT-së vazhdon studimet master në universitetin më prestigjioz në Itali

09/08/2018

Ish-studenti i UBT-së, Besëtar Dibra shkollimin e mëtutjeshëm dhe ngritjen e tij profesionale do ta vazhdojë në njërin ndër universitetet më të mira në botë, Universitetin Politeknik të Milanos, në Itali, në drejtimin Inxhiniri Ndërtimore.

Për pranim në këtë universitet është dashur të ndiqeshin një varg procedurash, të cilat Dibra i ka kaluar me shumë sukses falë përgatitjes së tij profesionale, si dhe ndihmës së ofruar nga dekani i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës në UBT, prof. dr. Muhamet Ahmeti dhe prodekanit të këtij fakulteti, prof. dr Visar Krelani.

Besëtar Dibra është vetëm njëri ndër studentët dhe ish-studentët e UBT-së, që ka përfituar nga qindra marrëveshjet e UBT-së me universitete perstigjioze ndërkombëtare dhe nga njohja e diplomës së UBT-së kudo në botë.