Ish-studenti i UBT-së themeloi kompaninë e ndërtimit, “Swiss Invest”

13/11/2018


Ish-studenti i Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT, Arafat Basha ka themeluar kompaninë “Swiss Invest”, që është e fokusuar në sektorin e ndërtimit.

 

Përpos përpjekjeve personale, ai thotë se për ndërmarrjen e këtij hapi rol të madh kanë luajtur njohuritë e fituara përgjatë studimeve në UBT.

 

Basha potencoi se ndihet me fat që i ka filluar studimet në UBT, pasi afërsia e profesorëve me studentë, përgatitja profesionale dhe gatishmëria për bashkëpunim me studentët ka dhënë rezultate të mëdha.

 

Duke qenë ish-student, Basha vendosi që disa herë ta shndërrojë kompaninë e tij në një hapësirë pune për studentët e UBT-së, me qëllim të përfundimit të detyrave semestrale dhe projekteve të ndryshme në kuadër të studimeve.

“Grupi i studentëve të cilët erdhën në kompaninë time për të kryer njërën prej detyrave semestrale, në radhë të pare më lanë përshtypje të madhe me interesimin e tyre për ta kompletuar detyrën në mënyrë sa më profesionale. Edhe pse ishin në fillim të studimeve, të gjithë ishin të njoftuar mirë me ecurinë e projektimit dhe punën në terren”, vlerësoi ai.

Arafat Basha është vetëm një nga shumë studentë të UBT-së, të cilët kanë arritur të themelojnë kompanitë dhe fabrikat e tyre pas përfundimit të studimeve në UBT.